Home / Kryesoret / Organizata e parë e Maqedonisë anëtare e Komisionit ndërkombëtar për shpëtim alpik

Organizata e parë e Maqedonisë anëtare e Komisionit ndërkombëtar për shpëtim alpik

Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje dhe shpëtim në mal dhe në terren joqasëse “Asklepij” u bë organizatë e parë në Maqedoni e cila është anëtare e Komisionit ndërkombëtar për shpëtim alpik ICAR-CISA (International Commission for Alpine Rescue).

Angazhimi dhe puna e alpinistëve të Maqedonisë ndaj kritereve të larta të këtij segmenti të punës, siç njoftojnë nga “Asklepij”, kanë konfirmuar në takimin e kohëmëparshëm të Këshillit drejtues të ICAR-CISA me miratimin e vendimit pozitiv për anëtaërsim.

“Asklepij” është formuar në vitin 2005 nga alpinistë të Maqedonisë, për shkak të nevojës nga qasja serioze në shpëtimin malor dhe arritjen e standarteve dhe praktikave të njohura ndërkombëtarisht.

Komisioni ndërkombëtar për shpëtim alpik është organizatë e pavarur botërore e cila i respekton anëtarët e vet dhe e promovon bashkëpunimin ndërkombëtar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *