Home / Kryesoret / Panair për bursa “Studio jashtë vendit 2016”

Panair për bursa “Studio jashtë vendit 2016”

Panairi i shtatë për bursa “Studio jashtë vendit 2016” do të mbahet sot në Shkup. Sivjet për herë të parë në panair do të ketë pjesëmarrës të drejtpërdrejt nga universitetet e SHBA-së dhe Kanadasë, paralajmëroi Qendra informative arsimore – EAC, e cila është organizatore e panairit.

Bursat “Ekspo – Studio jashtë vendit”, siç thonë nga EAC është ngjarje e studentëve të Maqedonisë të cilët dëshirojnë të studiojnë në një vend tjetër.

Vizitorët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të shumë universiteteve private dhe publike dhe të zgjedhin midis një numri të madh të programeve për studim, bursave dhe formave të tjera të mundësive për ndihmë financiare që janë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë për të studiuar jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *