Home / Kryesoret / Panair për studime dhe turizëm “Mirë se erdhët në Francë”

Panair për studime dhe turizëm “Mirë se erdhët në Francë”

Instituti francez në Shkup sot në Bibliotekën nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup organizon Panair për studime dhe turizëm “Mirë se erdhët në Francë!”.

Panairi, sipas organizatorit është mundësi e shkëlqyer për njohjen me të gjitha mundësitë për studim në Francë, për programet për bursa dhe çështjet praktike për jetën studentore drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e universitetit francezë dhe studentët, të cilët kanë përfunduar në universitetet prestigjioze franceze, pastaj për marrje të informacioneve për tarifat e ulëta të shkollimit dhe procedurat e thjeshta gjatë regjistrimit dhe sidomos mundësitë për praktikë studentore në kompanitë franceze në vend dhe jashtë saj.

Përveç informacioneve për studime në Francë, në këtë ditë do të prezantohet edhe potenciali turistik i Francës si destinacioni i renditur i parë turistik botëror, përmes prezantimit të rajonit Korzikë, Normandi dhe Alzas.
Në Panair është paralajmëruar fjalimi i ambasadorit të Francës në RM Kristijan Tiomo

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *