Home / Kuriozitete / Parashikimet e frikshme: Tre katastrofat që do t’i ndodhin botës

Parashikimet e frikshme: Tre katastrofat që do t’i ndodhin botës

Jane Goodall është një antropologe e njohur që për më se 40 vjet ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”. Ajo ka bërë tre parashikime për botën.

Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani.

1. Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre
Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara.

Në këtë rast, Goodall parashikon që të parët që do të preken janë vendet të cilat kanë burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milionë njerëz u detyruan të braktisin vendbanimet e tyre dhe të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.

2. Infeksionet do të jenë më të vështira për t’u kontrolluar
Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve.

Që në vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kishte paralajmëruar për nevojën e kalimit në erën postantibiotike. Në Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *