Home / Kryesoret / Parlamenti e miratoi buxhetin për vitin 2017, ende nuk dihet nëse do të shpërbëhet i njëjti

Parlamenti e miratoi buxhetin për vitin 2017, ende nuk dihet nëse do të shpërbëhet i njëjti

Me 72 vota pro dhe 37 kundër dhe asnjë votë e përmbajtur, Parlamenti e votoi Buxhetin për vitin 2017.

Para se të miratohet buxheti kishte diskutim midis deputetëve ku grupi parlamentar i LSDM-së thanë se nuk do ta votojnë këtë buxhet i cili sipas tyre është një gabim i rëndë fabrikë.

Deputeti Sugarevski nga LSDM-ja theksoi se partia e tij nuk do ta votoje këtë buxhet i cili pas 11 dhjetorit do të ndryshohet.

Kosto Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se buxheti i ri është në interesin e qytetarëve, pasi që nuk janë të rrezikuara as pensionet, as pagat e as subvencionet.

Orhan Ibraimi nga PDSH theksoi se për to ky Buxhet nuk është i pranueshëm, pasi që nuk dallohet prej buxheteve të deritanishme që janë miratuar nga qeveria dhe BDI-ja. Ai potencoi se vazhdimisht po i shkurtohet shqiptarëve në buxhetet e qeverisë se infrastruktura ku jetojnë ato është katastrofave.

Për momentin nuk dihet nëse Parlamenti do të shpërbëhet.

Nga LSDM-ja njashtu kërkuan që pika e shpërbërjes së Parlamentit, kryetari Trajko Velanovski ta vendose si pikë të dytë të rendit të ditës, por për momentin prej kësaj kërkese nuk ka asgjë konkrete.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *