Home / Kryesoret / Parlamenti nuk do të shpërbëhet, po e pret Johanes Hanin

Parlamenti nuk do të shpërbëhet, po e pret Johanes Hanin

Pasi që Parlamenti edhe zyrtarisht e caktoi seancën plenare për të enjten, është e qartë se deputetët nuk do të shpërbëjnë Parlamentin të mërkurën,.

Arsyeja e parë e kësaj është diskutimi i Parlamentit për buxhetin për vitin 2017 pasi që ende nuk ka përfunduar. Dokumenti ende është duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare, dhe pastaj duhet që edhe njëherë të shkoje në seancën e qeverisë, dhe të vendoset në rend dite të seancën plenare, ku duhet shqyrtuar më së paku pesë ditë.

Shpërbërjen Parlamenti sipas gjitha gjasave po e pret euro komisarin për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han, i cili të premten do ta vizitoje Republikën e Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve, ai në Shkup do të takohet me liderët e katër partive më të mëdha politike, me prokuroren speciale, Katica Janeva dhe me sektorin qytetar

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *