Home / Kryesoret / PDSH-ja koncepti politikë që përkrahet nga elektorati shqiptar – FOTO

PDSH-ja koncepti politikë që përkrahet nga elektorati shqiptar – FOTO

Partia Demokratike Shqiptare gjatë takimeve me elektoratin po tregon qartë se koncepti politik i kësaj partie po përkrahet me të madhe nga qytetarët shqiptarë. Gjatë këtyre taimeve ku bartës i tyre është kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pjesëmarrja e shqiptarëve është e madhe dhe me interes të veçantë. Pozicioni i BDI-së kësaj rradhe dihet se ajo do të jetë tejet e dobësuar për shkak të pakënaqësive të elektoratit të saj, mos përmbushja e premtimeve gjatë gjithë kihës që janë në qeveri ku disponojnë me mjete qeveritare, fonde, drejtori etj., ka rezultuar që ajo të dobësohet tejmase dhe të krijohen parti të reja politike në skenën shqiptare.

Pas dështimeve të BDI-së në pushtet erdh deri tek themelimi i partive të rej politike shqiptare në maqedoni. Edhe pse partitë e posa formuara të cilat pretendojnë se ata do të kenë suksese në zgjedhjet e rradhës ku ky qëndrim është i dështuar pas momentit të mos unifikimit mes tyre dhe njëkohësisht është sinjali i qartë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me suksesin përpos dështimit dhe humbjes së votës shqiptare. Në fakt kjo formulë është e qartë se partitë politike e posaformuara do të jenë asrye dhe shkak plus që elektorati të ndahet dhe degëzimi i votës shqiptare do të ketë ndikim të madhë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve, andaj elektorati tani është e vetëdijshme se vetëm PDSH që është për 15 vite e pathyer do të ketë mundësi të arrijë suksese gjatë këtyre zgjedhjeve që janë planifikuar të mbahen më 11 dhjetorë 2016.

Elektorati përshëndet punën e jashtëzakonshme të prefektit të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikut i cili ka realizuar projekte më tepër se e mbarrë BDI që është në qeveri. Kjo komunë e PDSH-së ka rregulluar, shtruar dhe vendosur kanalizime, ujësjellsa, asfaltim më tepër se sa BDI që është në pushtet. Sipas analistëve PDSH është faktori kryesor bile edhe në themelimin e qeverisë së ardhshme të re në vend, andaj edhe elektorati shqiptarë është më se i vetëdijshëm për këtë pozitë me peshë kësaj partie politike.

PDSH kësaj rradhe është favorite kyqe e fitimit të votës shqiptare dhe për të qenë pjesë e qeverisë së rradhës, të cilën po e dëshmojnë numri i madhë i prezentimit të elektoratit në takimet që realizon Menduh Thaçi nëpër disa vendbanime shqiptare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *