Home / Kryesoret / Përçahet “Aleanca për Shqiptarët”, Vesel Memedi bojkoton Ziadin Selën?

Përçahet “Aleanca për Shqiptarët”, Vesel Memedi bojkoton Ziadin Selën?

Ka dështuar edhe një takim i radhës për t’i ulur në një tavolinë, partitë jashtë parlamentare shqiptare.

Herën e fundit dështoi thirrja e Lëvizjes BESA, ndërkaq sot as Shpëtim Pollozhani me Shoqatën e ish të Burgosurve Politike në Maqedoni, nuk arriti që bashkërisht t’i ulë partitë jashtëparlamentare shqiptare.

“Ftesës sonë iu përgjigj, Abdulhadi Veseli dhe Ziadin Sela, të tjerët që nuk janë prezent nuk i akuzoj. Kemi indikacione që do të mbahet edhe një takim. Bashkimi i forcave politike në Mal të Zi dhe Preshevë, duhet të jetë një mësim për partitë tona jashtë parlamentare. Ne nuk kërkojmë më shumë, por vetëm të ulemi si vëllai me vëllanë”, tha kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, raporton Portalb.mk.

Ajo që bie në sy është se edhe Vesel Memedi i RDK-së nuk ka qenë prezent në këtë takim, duke bojkotuar Ziadin Selën. Të përkujtojm se LR-PDSh dhe RDK-ja e Vesel Memedin formuan “Aleancën për Shqiptarët para një viti por siç duket kjo Aleanc po përçahet dhe po ndahet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *