Home / Kryesoret / Përfundoi sanimi i rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë

Përfundoi sanimi i rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë

Komuna Mavrovë Rostushë dhe projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshimet klimatike, sot do të shënojnë përfundimin e sanimit të rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë.

Me këtë masë adaptuese pritet të zvogëlohen presionet në rritje ndaj resurseve të tokës, si dhe pasajat e drejtëprëdrejta nga ndryshimet klimatike.

Banorët e Mavrovo Rostushë e identifikojnë masën për mbrojtje nga rrëshqitja e dheut si një nga masat kyçe për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, të definuar në strategjinë për ndryshimet klimatike të komunës. Me ndërtimin e mureve të qëndrueshme për parandalimin nga rrëshqitja e dheut në fshatin Prisojnicë, dukshëm do të nxitet kapaciteti i bashkësisë për menaxhim më efikas me ndryshimet klimatike në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *