Home / Kryesoret / Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Sellca

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Sellca

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh  Thaçi të dielën në Komunën e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Në këto takime kanë folur krerët më të lartë të saj, përfshirë edhe kryetarin Menduh Thaçi, i cili ka shpalosur pikat themelore të Marrëveshjes së PDSH-së, dhe qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet aktuale para zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Sellcë, me ç’rast Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në këtë bashkëbisedim mes tjerash deklaroi:
“Kemi nisur fushatën tonë me argumentet e vjetra për shkak se këta të cilët janë në pushtet asgjë nuk kanë realizuar, prandaj konsiderojmë se fajtorë kryesorë për këtë situatë të rëndë në të cilën gjenden shqiptarët janë BDI-ja. Ne ua bëjmë të ditur edhe atyre, normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë të civilizuar në shtetet e Evropës, kjo është platformë e Partisë Demokratike Shqiptare.
Çështja tjetër që ne e kërkojmë është që parat tona nga tatimet që na i marrin prej xhepit tonë, shteti në mënyrë normale dhe të automatizuar të na i kthej prapë, ashtu siç i kthen në zonat e maqedonasve dhe shohim që ata zona janë bërë perfektë, si në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, parqe, gjelbërime, çerdhe, ambulance, shkolla, etj, kurse zonat tona ngelin të pa zhvilluara. Konflikti fillon atëherë kur deputeti i BDI-së thotë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, fjalën që duhet ta thonë deputetët maqedonas e thotë këta të BDI-së  për të vërtetuar se projekti është i drejtë, por nuk është kështu,  ata i marrin paratë e popullit prej tatimeve dhe të njëjtat nuk i kthejnë tek populli shqiptar ashtu siç i kthehen popullit maqedonas.
Të gjithë këto do realizohen kur Partia Demokratike Shqiptare do të fitojmë mandatin, atëherë këto projekte në të mirë të popullit do realizohen dhe shqiptarët do të mund të kenë një jetë dinjitoze, – përfundoi Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *