Home / Kryesoret / PING PONG LOJË ME KANDIDATËT PËR POLICË, MPB DHE FINANCAT AKUZOJNË NJËRA TJETRËN

PING PONG LOJË ME KANDIDATËT PËR POLICË, MPB DHE FINANCAT AKUZOJNË NJËRA TJETRËN

Edhe pas 7 muajve endje prej ministrie në ministri, 34 kandidatët të cilët nuk u pranuan në konkursin e parafundit për policë, ende nuk po rehatohen. Ata sot përgjigje kërkuan edhe prej Ministrisë së Financave, prej ku ju thanë se para për ta ka, por mungojnë vendimet për punë që duhet ti lëshojë MPB-ja.

“Për neve duhet që Ministria Punëve të Brendshme të dërgojë vendime pune, e jo kërkesë për mjete financiare për rrogat tona. Ministria e Financave thanë se kanë mjete për punësimin tonë por puna qëndro tek MPB. Ministria e Punëve të Brendshme, pasi që , ato duhet të dërgojnë vendime për ne, e jo kërkesa”, u shpreh Ardit Arsllani, Kandidat për Polic.

Kandidatët thonë se ministri Minovski i ka paralajmëruar se kërkesa të reja nga MPB nuk do të pranojë, dhe se shanset për tu punësuar para zgjedhjeve janë minimale.

34 kandidatët u pranuan edhe nga MPB-ja, prej ku ju dhanë edhe dokumente zyrtare, me të cilat konfirmohet se problemi megjithatë është tek financat.

Në kërkesën me shkrim të dërguar nga Ministri Spasovski për ministrin të atëhershëm të financave, Zoran Stavrevski thuhet :

Grafikë: Ministria e Punëve të Brendshme

“Marrëveshje për punë në bazë të konkursit duhet të nënshkruajnë 400 kandidatë. Por, duke u ballafaquar me detyrat e përditshme për mbrojtjen e kufirit të shtetit dhe mbrojtjen e sovranitetit, si dhe rritjen e fluksit të refugjatëve, ballafaqohemi me mungesë të policëve.
Me qëllim të menaxhimit të mungesës së policëve, MPB kërkon pajtueshmërinë tuaj për të siguruar mjete financiare edhe për 34 kandidatët e tjerë që janë trajnuar për polic.”

Por përgjigja nga ana e Ministrisë së Financave ka qenë e shkurtë dhe e qartë..

Grafikë: Ministria e Financave

“Në lidhje më pjesën e tjetër të kërkesës, ju njoftojmë se Ministria e Financave nuk ka mundësi që të prononcohet pozitivisht.”

Kandidatëve nuk ju mjafton vetëm fjala e Minovskit se ka para për ata. Ata kërkojnë dokument më të cilin do të verifikohet se Financat me të vërtetë kanë buxhet edhe për këta 34 kandidatë.

“Duam që edhe nga Ministria e Financave, ashtu siç thanë se kanë financa për të na punësuar të gjithë, duam të shohim dokument, ku shkruan se ka financa për të gjithë. Sepse këtu shkruan se të gjithë 434 kandidatë duhet të punësohen në MPB”, tha Simona, Kandidate për Polic.

Edhe pse trajnimin e fundit e kaluan 654 kandidatë, punë do të fitojnë vetëm 600, kurse 54 kandidatë i pret fati i njëjtë si 34 kolegët e tyre. Edhe ata do të shpresojnë në mëshirën e Minovskit për të aprovuar buxhet shtesë për punësimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *