Home / Kryesoret / Plaku Mehas Hajrullai kërkon lëmoshë – VIDEO

Plaku Mehas Hajrullai kërkon lëmoshë – VIDEO

Skamja po troket pamëshirshëm në shoqërinë shqiptare. Plaku Mehas Hajrullai, nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit, po përjeton ditë të vështirë në këtë periudhë të ftohtë. Jeta e tij pothuajse ka humbur çdo kuptim, është i vetëm, pa familje, por fundja edhe ai ka të drejtë të jetëojë, por edhe kjo e drejtë i mohohet. Për të jetuar duhet buk, ujë dhe gjësende elementare, të cilët ai vështirë se i gjen. I gjendur në këtë situatë, pa bukën e gojës, plaku Mehas nuk kërkon as shtëpi, as luks, por vetëm një kafshatë. Klithjet e  tij janë ndërgjeja jonë sepse ai kërkon që të mos vdes i vetëm dhe pa buk. Vetëm buk kërkoj dhe asgjë më shumë, të mos vdes. Kjo është fjalia e tij që e përsërit gjithnjë, transmeton Televizioni Koha.

Jeta e tij është bërë fer viteve të fundit, me një ndihmë të vogël sociale e cila nuk i mjafton as për barna, ndërsa me ndihmën e shumë shqiptarëve ai kishte ndërtuar një shtëpi me kulm mbi kokë, por tash i mungon ajo kryesorja, ushqimi. Ai nuk ka mundësi për të blerë, njofton Televizioni Koha.

Dhe përderisa jeta jonë po zhvillohet me një dinamikë maramendëse dhe plot luks, sikur harrojmë se edhe ky njeri ka nevojë për një gjë elementare. Meas Hajrullai nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit i lindur në vitin 1938 është vetëm një nga rastet e shumta që kërkojnë mëshirë dhe lëmoshë. Edhe ai nuk e ka lehtë kur kërkon ndihmë dhe shpesh herë e tradhtëjnë lotët  por barku i pangopur e ka detyruar që të kërkojë ndihmë nga bashkombasit e tij. Të gjithë ata që kanë mundësi, ta ndihmojnë mund t`i drejtohen në numrin e tij të Telefonit.  071/892-786.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *