Home / Lajme / Rajon / Policia e Kosovës blen këpucë në vlerë gati 1 milion euro

Policia e Kosovës blen këpucë në vlerë gati 1 milion euro

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës shumë shpejt do të shkojnë në punë me këpucë të reja. Ndonëse disa herë tenderi për furnizim me këpucë është publikuar nga ana e PK-së, i njëjti është anuluar nga Gjykata e Tenderëve për dyshime lidhur me keqpërdorime.

Në njoftimin e bërë publik sot në KRPP nga Policia e Kosovës është treguar se ky tender së shpejti pritet t’i jepet ndonjë kompanie për furnizim me këpucë.

Rreth 3 mijë e 900 këpucë do të blihen në vlerën e 967 e 980 eurove.

Ndërkohë që tenderi për “Furnizim me këpucë” për pjesëtarët e PK-së, është anuluar disa herë nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Bazuar në vendimin e OSHP-së del që kompania e autorizuar nga “Solidi” kishte ofertuar me çmimin më të lirë në këtë tender, por më pas ajo ishte tërhequr nga oferta.

Policia e Kosovës me datën 05.06.2015 kishte lidhur kontratë me kompaninë “Solid” nga Suhareka për këtë furnizim.

Vlera e këtij tenderi ishte hiç më pak 516 mijë euro. Për këtë tender në garë ishin shtatë kompani.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *