Home / Lajme / Maqedoni / Politizohet “ Eco Guerilla“ ,distancohen themeluesit

Politizohet “ Eco Guerilla“ ,distancohen themeluesit

Pjesëmarrja e kreut të „Eco Guerilla“ Arianit Xhaferi në një debat të liderit të opozitës në Maqedoni ,Zoran Zaev ka bërë që themeluesit kryesorë të distancohen për shkak se siç shprehen ata nuk duan që ta politizojnë çështjen e ndotjes. Xhelal Neziri , një nga themeluesit kryesorë të „Eco Guerilla“ kë thënë se Lëvizja qytetare Ecoguerilla lindi në vitin 2013 si një reagim kundër ndotjes kancerogjene në Tetovë dhe më gjerë, duke mëtuar të organizojë një presion ndaj institucioneve të shtetit për respektimin e të drejtës kushtetuese dhe universale të qytetarit për një ambient të pastër. Neziri shpjegon në detaje se ky grup joformal i aktivistëve vinin nga profesione të ndryshme, por që i bashkonte ky qëllim human dhe fisnik. Qasja jonë ishte të mbahen dyert e hapura për çdonjërin që i beson kësaj kauze dhe për çdonjërin që është i gatshëm vetëm të japë për këtë qëllim, e jo të përfitojë. Parimet bazë mbi të cilat u zhvillua kjo iniciativë ishin distancë zero ndaj partive politike dhe presion i vazhdueshëm ndaj institucioneve kompetente. Kur partitë politike na ftonin në debate për ambientin, përgjigjja jonë ishte simbolike – vijmë nëse debati organizohet para Jugohromit si ndotës kryesor. Kur partitë politike na ftonin në protestat tjera, ne refuzonim të marrim pjesë shkaku parimeve mbi të cilat u ngrit Ecoguerilla.
Fatkeqësisht, kohëve të fundit në opinion dolën informacione për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lëvizjes në evenimente të një partie politike, gjë që doli mbi këto parime bazë. Për dallim nga më parë kur gjithçka ishte transparente, në gjashtë muajt e fundit vendimet merren brenda një grupi të ngushtë njerëzish, dy-tre persona, të cilët u pranuan në këtë lëvizje duke shpresuar se do të respektojnë parimet që ishin garanci për mosnjollosen e iniciativës me ngjyra partiake, duke siguruar kështu jetëgjatësinë e saj. Në këtë periudhë nuk është organizuar asnjë mbledhje, edhe perskaj kërkesave të themeluesve shprehet Neziri.
Andaj, ne si nismëtarë dhe themelues distancohemi nga veprimet dhe vendimet e lëvizjes të marra në periudhën e fundit, sidomos nga pjesëmarrja në evenimente partiake. Ne garantojmë se ideja dhe iniciativa për një ambient të pastër do të vazhdojë më tutje, si një kauzë apartiake dhe pa prapavijë përfituese përfundon njëri ndër themeluesit e „Eco Guerila Neziri duke përmendur edhe emrat e themeluesve tjerë Selim Ibraimi, Enisa Bajrami, Bardhyl Zaimi, Urim Hasipi, Rami Mislimi .

Në ndërkohë ka reaguar edhe Arianit Xhaferi duke publikuar emrat tjerë të themeluesve të Eco Guerila si dhe ka demantuar lajmin e portaleve me titull “Mbyllet ‘Eco Guerilla’, distancohen themeluesit” duke thënë se është informacion i pasaktë.
Ja Reagimi i plotë i Arianit Xheferit:
Eco Guerilla vazhdon të funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë aq sa të ketë nevojë mbrojtja e mjedisit.
Themelues, anëtarë e udhëheqës të saj mund të vijnë e të largohen në çdo kohë, por kjo organizatë nuk i shërben një, dy apo tre individëve, por i shërben një koncepti, mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Për gjithë qytetarët, ndjekësit dhe aktivistët tanë të cilët mund të jenë shqetësuar nga këto gënjeshtra të plasuara në mediat qeveritare, më poshtë po plasojmë aktin e themelimit të organizatës Eco Guerilla ku do shihni emrat dhe mbiemrat e themeluesve të saj.
Eco Guerilla nuk mbyllet, përkundrazi sapo ka ndezur motorët në fuqi të plotë për të sjellë para çdo qytetari një pasqyrë të saktë se kush janë fajtorët e ndotjes, cili është roli i tyre dhe çfarë ata (nuk) kanë bërë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e gjithë neve përfundon reagimi i Xhaferit duke përmendur 5 nga 6 nënshkruesit e aktit të themelimit të Eco Guerilla:Arianit Xhaferi,Merita Maksuti,Ngadhnjim Mehmeti,Vesel Qazimi dhe Gëzim Qaili perfundon reagimi.

Shumë banorë të Tetovës dolën dhe përkrahën protestat pa dalime politike dhe partiake në shenjë revolte kundër ndotjes së ajrit
Në anën tjetër lideri opozitar Zoran Zaev asnjëherë nuk ka përkrahur publikisht protestat e banorëvë të Tetovës një ndër qytetet më të ndotura në botë që ka rritur tejmase numrin e vdekjeve viteve të fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *