Home / Lajme / Kronika e zezë / Pollog: Prishjet e rendit shënojnë rritje – VIDEO

Pollog: Prishjet e rendit shënojnë rritje – VIDEO

Gjatë nëntë muajve të kaluar në rajonin e Pollogut, janë regjistruar 449 kundërvajtje gjegjësisht prishje të rendit dhe të qetësisë publike. Në Tetovë janë regjistruar 239, në Gostivarë 210, raporton Televizioni Koha.

Në bazë të statistikave të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, këtë nëntëmujor ka patur 18 vepra më shumë se vitin e kaluar në të njejtën periudhë. Policia njofton se numri më i madh i kundërvajtjeve janë zbardhur dhe janë përgatuitur 226 procedura për inicim të procedurës penale. Edhe këtë vit, më shumë prishje të rendit dhe qetësisë publike janë regjistruar në qytet, ndërsa 121 në fshatra.

“Më shumë vende ku kanë ndodhur këta prishje të rendit dhe qetësisë publike janë  rrugët dhe lokalet hotelerike. 177 nga këta incidente kanë qenë vepra të individëve, 64 të dy personave, ndërsa në pjesën tjetër të ngelur kanë marrë pjesë më shuëm se tre persona. Numri I përgjithshëm i personave të involvuar  në këta prishje të rendit është 388, pjesa dërmuese më të moshuar se 25 vjet. Sërish dominojnë meshkujt si shkaktarë të inicidenteve, gjithsej 374, kurse vetëm 14 kanë qenë të gjinisë femërore. Sa I përket strukturës sociale në 220 incidente kanë marrë pjesë të papunësuarit”, thuhet në raportin e Policisë së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Në raport nënvizohet se më shumë janë regjistruar sulmet fizike, më pas janë rahjet, ndërsa janë regjistruar edhe 15 kërcënime të personave zyrtarë, ndërsa 12 janë kapur të në gjendje të alkoolizuar, kurse 12 raste janë evidentuar si nëpërkëmbje të fëmije, dy raste të lypsarisë e kështu me radhë. Gjatë nëntë muajve janë arrestuar 432 prishës të rendit prej të cilëve 325 janë arrestuar ndërsa 262 janë liruar.Policia njofton se ajo që është karakteristike për këtë vit, është se për 55 përqind janë ulur incidentet rreth shkollave, apo gjithsej janë regjisytruar vetëm 10 incidente. Në ndeshjet sportive janë regjistruar katër prishje të rendit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *