Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Arrestimet e hetuesve të PSP-së janë veprim antiligjor

PPD: Arrestimet e hetuesve të PSP-së janë veprim antiligjor

Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit politike në vend Partia për Prosperitet Demokratik konstaton se Maqedonia ka hyrë në fazën e saj kritike të mosfunksionimit të institucioneve të saja. Aty ka një sjellje kaotike ku institucionet veprojnë sipas urdhërave të aparatçikëve partiakë e jo në frymën e kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

PPD konsideron se MBP ende nuk i ka hyrë punës për transformimin demokratik të DSK kërkesë kjo e Raportit Pribe, dhe se ky organ ende vepron me avazin e vjetër si në shtetet policore dhe diktatoriale duke pasur synim parësor ti ndjek qytetarët e jo të jetë në funksion të forcimit të sigurisë shtetërore.

PPD gjithashtu konsideron se arrestimet kohë e pakohë të hetuesve të cilët punojnë në funksion të realizimit të detyrave të Prokurorisë Speciale janë një veprim i rrezikshëm antiligjor dhe antikushtetutar për pengimin e punës së PSP-së.

PPD i fton partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhvinos me të cilën u krijua PSP dhe komunitetin ndërkombëtar që edhe njëherë të takohen dhe ta riafirmojnë qëndrimin e tyre për përkrahje të parezervë të PSP me qëllim që ajo pa obstruksione ta kryejë punën e saj për të cilën edhe është votuar në parlament.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *