Home / Moda / Preferencat e vjeshtës: Top 10 nuanca të buzëkuqëve

Preferencat e vjeshtës: Top 10 nuanca të buzëkuqëve

Putheni verën për lamtumirë, me një nudo nuancë të lehtë dhe butë me nënton pjeshke dhe përmbusheni çantën tuaj tualeti me paletën e plotë të ngjyrave fantastike të errëta që na vijnë nga shumë kompani kozmetike.

Me fillim të sezonit të ri janë të pashmangshme tregimet për trendet kryesore të modës, cilët modele të këpucëve do të jenë më elegante, cilat pjesë, çfarë veshjesh dhe ngjyra. Kurse kozmetika bie në plan të dytë dhe mbetet e lënë pas dore. Nga ky çast do ta korrigjojmë këtë.

Deri tani ndoshta tashmë e kuptuat se nuancat e errëta të buzëkuqëve kanë marrë epërsinë në mesin e buzëkuqëve, sidomos në ditët e ardhshme të ftohta.

Rregulli është ky: sa më errët aq më mirë.

Jemi të vetëdijshëm se ky trend nuk do të përqafohet nga të gjithë, sepse për buzë të errëta duhet më shumë guxim, por edhe këto tonuse nuk i përshtaten çdo lloj fytyre.

Megjithatë, keni parasysh se përzgjedhja është shumë e madhe që nga buzëkuqët vjollcë ngjyrë rrushi, përmes nuancave ngjyrë kafe që përdoreshin viteve të 90-ta, pastaj buzëkuqët e pashmangshëm të kuq të errët e deri te ato pak më të ngrohta si të kuq mat, por në variant më të errët.

Në këtë paletë të pasur me siguri do të gjeni diçka edhe për ju, edhe pse mendoni se këto nuk janë ngjyrat tuaja. Provoni, do të befasoheni./femra.net/

buzëkuqëve

images-2016-09-jesenji_favoriti_top_10_nijansi_ruzeva_6_175069160

images-2016-09-jesenji_favoriti_top_10_nijansi_ruzeva_3_281411109

images-2016-09-jesenji_favoriti_top_10_nijansi_ruzeva_6_175069160 images-2016-09-jesenji_favoriti_top_10_nijansi_ruzeva_8_714318963images-2016-09-jesenji_favoriti_top_10_nijansi_ruzeva_2_613831498

buzëkuqëve

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *