Home / Kryesoret / Presidenti Ivanov u takua me ministren sllovene të Mbrojtjes, Katiq

Presidenti Ivanov u takua me ministren sllovene të Mbrojtjes, Katiq

Presidenti Gjorge Ivanov e ka pritur sot ministren sllovene të Mbrojtjes, Andrea Katiq, e cila qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, duke i përshëndetur orvatjet për zgjerim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërushtarak mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë.

Presidenti i Maqedonisë ka shpehur falenderim nga mbështetja e deritanishme e hapur pa rezervë nga Republika e Sllovenisë në raport me aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe promovimin e kandidaturës sonë, si dhe për mbështetjen e deritanishme parimore në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Në takim janë shkëmbyer opinione rreth zhvillimit të ngjarjeve në raport me krizën e emigrantëve dhe të refugjatëve, si dhe për sfidat e sigurisë të vendeve nga Evropa Juglindore.

Dy bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi në më shumë segmente, shkëmbimin e përvojave dhe të mbështetjes në reformat dhe transformimin e sektorit mbrojtës konform kërkesave nga NATO Aleanca.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *