Home / Kryesoret / Prishtinë, seancë e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së

Prishtinë, seancë e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar mbi vlerat e luftës së UÇK-së.

Kjo është vendos dje nga Kryesia e Kuvendit në një mbledhje urgjente.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kryesia ka shqyrtuar një kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për rastin “Drenica II”.

Për të thirrur seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *