Home / Kryesoret / Projekti “City Tree” implementohet nga Eko Svest

Projekti “City Tree” implementohet nga Eko Svest

Së shpejti në qendër të qytetit të Tetovës do të vendoset  “City Tree”, panel inovativ i kopshteve vertikale me myshqe dhe bime vaskulare që thithin pluhurin dhe neutralizojnë dioksidin e karbonit. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Gjermanisë, Kompanitë Private si Ecolog, Vezë Sharrri, Pro Credit Bank, Knauf dhe disa kompani tjera. Me këtë rast, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, është shprehur se komuna e Tetovës do të mbështesë iniciativat e kësaj natyre, që janë hapa konkret në luftën kundër ndotjes. Siaps saj ky është një mesazh se ndotja është një problem real të cilit duhet t`i qasemi me politika dhe aktivitete reale.

“Edhe pse nuk varet nga ne, megjithatë ne qytetarët e Tetovës dhe të rajonit të Pollogut, jemi më të goditurit nga ndotja e ajrit, e cila çdo ditë e më shumë po shkaktohet nga ana e ndotësit industrial Jugokrom i cili ndodhet në komunën e Jegunocit. Andaj në interes të qytetarëve të Tetovës është që sa më parë t`i gjendet zgjidhje këtij problemi. Qëndrojmë fuqishëm pas faktit që nëse nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë vendosur filtrat mbrojtës me të cilët ndotësi Jugohrom do të reduktonte emitimin e gazrave të dëmshëm, ky kapacitet industrial duhet patjetër që të ndalojë me punë, deri në fund të muajit mars të vitit 2017. Ky qëndrim nuk duhet kuptuar si tendencë për të shkaktuar dëm social mbi të punësuarit  dhe familjet e tyre, dhe me këtë qeveria duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për problemin në fjalë dhe urgjentisht të marrë përsipër kompenzimin e dëmshpërblimit të të punësuarve, për periudhën sa ky kapacitet është i mbyllur”, tha Teuta Arifi, gjatë promovimit të projektit City Tree, transmeton Televizioni Koha.

Me vetë faktin që ky projekt është mbështetur nga kompanitë private me këtë nënkuptohet se është rritur tek ata vetëdija për ndotjen e ajrit dhe ata përkrahin inciativa të këtilla në vend se një punë të tillë ta bëjë qeveria. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *