Home / Lajme / Pronari i rrobaqepësisë i çon punonjësit në fushat e hashashit

Pronari i rrobaqepësisë i çon punonjësit në fushat e hashashit

Fenomeni i kultivimit të kanabisit në Shqipëri ka marrë përmasa vërtetë të jashtëzakonshme. Rasti i fundit vjen nga gazetari i ABC News, Flamur Vezaj ku ai bënë me dije se punonjësit e një rrobaqepësie në Fushë-Krujë janë marrë me “qira” nga një kultivues kanabisi.

Vezaj, shkruan se pronari i rrobaqepësisë ka pezulluar punën në fabrikë dhe punëtorët e tij marrin nga 3 mijë lekë në ditë nga “bosi” i drogës.

Ndërsa, për të ruajtur vendin e punës, ata janë të detyruar për të paguar çdo ditë pronarin e rrobaqepësisë nga 500 lekë.

Statusi i gazetarit:

Lajmi i fundit nga “Fronti i se keqes”: Pronari i nje rrobaqepsije ne Fush-Kruje ka dhene punetoret me qera tek kultivuesit e canabisit!

Ai ka pezulluar aktivitetin e tij. Punetoret, per cdo dite pune te kultivuesit marrin nga 3000 leke. Per te ruajt vendin e punes, cdo dite punetoret i japin pronarit te rrobaqepsise nga 500 leke! Ja, kesaj i thone ekonomi tregu.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *