Home / Kryesoret / PSP: Do të vije eksperti që e kemi kërkuar

PSP: Do të vije eksperti që e kemi kërkuar

Po punohet në atë që të kryhen të gjitha urdhrat gjyqësor në lidhje me të dhënat e kërkuara nga mjetet e përgjimit në DSK dhe për këtë qëllim shumë shpejtë do të fitojmë një asistencë ekspertësh dhe teknike, thuan nga PSP-ja, transmeton TetovaSot.

Ekspertin të cilin e kërkuam shumë shpejtë do të vije, vetëm që për momentin nuk mund të precizojmë saktë kur, thuan nga Prokuroria Speciale Publike e pyetur se çka më andej, pasi që zyrtarisht kompania Erikson informoi se nuk është pronare e mjeteve të përgjimit në DSK e as që ka operuar me mjetet për përgjim.

Nga PSP-ja thuan se kjo nuk nënkupton se nuk do të vije një ekspert i autorizuar nga kompania.

“Ne jemi duke mbajtur komunikimin dhe eksperti do të vije, vetëm që për momentin nuk mund të precizojmë kurë. Në mënyrë intensive po punohet në atë që të kryhen të gjitha urdhrat gjyqësor në lidhje me të dhënat e kërkuara nga mjetet në Drejtorinë për siguri dhe kundër zbulim. Atë asistencë ekspertësh dhe teknike shumë shpejtë do ta fitojmë”, janë decid nga PSP-ja.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *