Home / Kryesoret / PSP paralajmëroi ankesë për lëndën “Thesari”

PSP paralajmëroi ankesë për lëndën “Thesari”

PSP me siguri do të ankohet pas vendimit për mos përcaktimin e masës së paraburgimit të njërit prej të dyshuarve në lëndën “Thesari”, thuan nga Prokuroria Speciale Publike, transmeton TetovaSot.

Ankesa e PSP duhet shqyrtuar nga këshilli tre anëtarësh i Gjykatës Penale, e cila në afat prej 48 orësh duhet që të sjell vendim nëse do ta vërtetoje vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake ose do ta pranoje kërkesën e PSP-së dhe do të përcaktoje masën e paraburgimit ose ndonjë masë tjetër.

Prokuroria Speciale Publike për përcaktimin e masave kundër katër të dyshuarve në rastin “Thesari” janë përcaktuar te tre gjykatësit e procedurës paraprake, të cilët vendosin pas propozimeve të PSP, sqaruan nga Gjykata Penale.

Prej atje thuan se te një gjykatës është propozim masa për përcaktimin e masës së paraburgimit për njërin prej të dyshuarve.

Një gjykatës në procedurë paraprake e ka marr kërkesën për përcaktimin e masës së kujdesit për tre të dyshuarit në “Thesari”, por PSP kërkoi përjashtimin e tij.

Gjykatësi i tretë, thuan nga Gjykata Penale, duhet që të vendose për kërkesën e ngrirjes së xhiro llogarisë së firmës “Finzi”, përmes së cilës ka shkuar furnizimi për mjetet e DSK, me të cilën të dyshuarit, sipas PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin për rreth 860.000 euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *