Home / Kryesoret / Rebeli bulgar vjen në Maqedoni për ti pastruar hesapet me Milenkon

Rebeli bulgar vjen në Maqedoni për ti pastruar hesapet me Milenkon

“Së shpejti do të vij në Maqedoni. Nuk i kemi pastruar llogaritë me pllakën e Kajmakçalan’, njoftoi ‘gjuetari i refugjatëve’, Dinko Velev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjuetari i refugjatëve”, javë më parë u ndalua në kufirin e Maqedonisë pasi që u përpoq të bartë një pllakë përkujtimore të ngjashme me atë që e theu udhëheqësi televiziv maqedonas, Milenko Nedelkovski.

“Asgjë nuk mund të më ndalojë mua për ta vendosur monumenti tim! Është roli im në historinë e Bullgarisë”, ka thënë tani Dinko Velev.

Ai tha se nuk do ta thotë datën e nisjes në mënyrë që autoritetet maqedonase  të mos e  pengojnë atë që të hyjë në vend.

Velev insiston që të takohet sy në sy me gazetarin Milenko.

“Endi ecë me sigurim. Unë e di çdo hap të tij. Kam informatorë në institucionet e Maqedonisë”, tha bullgari Velev.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *