Home / Lajme / Kronika e zezë / Reçicë e Vogël:Eksplodim në shtëpinë e një mërgimtari

Reçicë e Vogël:Eksplodim në shtëpinë e një mërgimtari

Në shtëpinë e K.K.(66) në Recicë të Vogël, Tetovë, i cili gjendet me qëndrim të përkohshëm në Itali, mbrëmë në orën 23 e 50 ka eksploduar një fitil.

Policia njoftoi se kryerësi i cili ende është i panjohur për policinë, mbrëmë dhunshëm e ka hapur derën e shtëpisë, është futur brenda dhe në vet hyrjen në dhomën e qëndrimit ka vendosur një eksploziv e ka ndezur dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Nga detonimi në tërësi është dëmtuar brendësia e shtëpisë, xhamat, fasada. Tek shtëpia fqinje në pronësi të M.B.(57) i cili në momentin e eksplodimit ka qenë në shtëpinë e tij, nga thyerjet e xhamave iu janë thyer edhe atij xhamat.

Ekipi i policisë dhe prokurorisë speciale ka kryer kontroll, është gjetur eksplozivi dhe është dërguar për ekspertizë.

SPB Tetovë është duke ndërmarr masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *