Home / Kryesoret / Regjim i veçantë i komunikacionit për garën e futbollit Maqedoni-Izrael

Regjim i veçantë i komunikacionit për garën e futbollit Maqedoni-Izrael

 Policia e komunikacionit sot nga ora 16 do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit  në pritje të intensitetit të rritur  të komunikacionit  për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit  mes reprezentatuesve  të Maqedonisë dhe Izraelit, që duhet të fillojë në orën 20:45 në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në suaza të kualifikimeve për Kampionatin Evropiane të Futbollit.

SPB-Shkup informon se nga ora 16 do të mbyllet për komunikacion një pjesë e rr. “Aminta Treti” dhe atë nga udhëkryqi  me rr. “Jordan Haxhikonstantinov Xhinot”, deri te stadiumi i futbollit  me ç’rast drejt stadiumit  do të lëshohen vetëm automjetet me leje të veçanta.

Gjithashtu në orët e pasdites policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa për pastrimin dhe dislokimin e automjeteve  të zëna  në hapësirat e komunikacionit dhe të parkingut  rreth stadiumit. Në periudhën pas orës 17  në varësi të nevojave  dhe gjendjeve momentale dhe intensitetit të komunikacionit, do të kufizohet fluksi i automjeteve që nga bul. “Ilinden”  përkatësisht drejt stadiumit do të lëshohen  automjetet me leje të veçanta, përkatësisht lëshimi selektiv do të jetë në udhëkryqet e bul “ilinden”.

Nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, ndërsa përderisa vijnë në garë me automjete, për parkim t’i shfrytëzojnë hapësirat e parkingut të lejuara në rrethinë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *