Home / Kryesoret / Remenski në konferencë për masat gjinore relevante dhe buxhetet në nivel lokal

Remenski në konferencë për masat gjinore relevante dhe buxhetet në nivel lokal

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski sot do të mbajë fjalim në tryezën e rrumbullakët dedikuar masave gjinore-relevante dhe buxheteve në nivel lokal, e cila do të mbahet në Komunën e Bogovinjës.

Ndikimi i buxhetimit gjinor përgjegjës në nivel lokal është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe pikërisht për atë, në këtë temë do të këmbejnë përvoja komunat Bogovinjë, Manastir dhe Strumicë, ndërsa në tryezën e rrumbullakët do të mbajnë fjalim edhe kryetarët e komunave të Tetovës, Teuta Arifi dhe i Bogovinjes Hazbi Idrizi, si dhe Ingiborg Soprun Cispadotir, drejtoreshë rajonale e UN Women për Evropë dhe Azi Qendrore dhe Sibil Suter Tejada, ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni.

Tryeza e rrumbullakët është në organizim të UN Women  dhe Komunës së Bogovinjës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *