Home / Kryesoret / Renova dhe Shkëndija shënojnë fitore

Renova dhe Shkëndija shënojnë fitore

Sot  janë zhvilluar ndeshjet e xhirosë së dhjetë të Ligës së parë të futbollit të Maqedonisë.

Renova në stadiumin e qytetit në  Tetovë është takuar me Bregallnicën ku edhe ka shënuar fitore të vlefshme me rezultat 1 – 0.

Pasi që në pjesën e parë rezultati ishte 0-0 në pjesën e dytë ekipi I Renovës ka kaluar në epërsi në minutën e 75 përmes futbollistit Finsik Nuhiu. Me këtë fol ka përfunduar edhe takimi I sotëm në Tetovë ku të përzgjedhurit e Qatip Osmanit kanë arritur të marrin tre pikë të rëndësishme për në avzhdim të kampionatit, njofton Tv Koha.

Nga ana tjetër ekipi I Shkëndijës ka udhëtuar për në Kratovë ku është ndeshur me Sileksin dhe ka vazhduar me rezultatet e mira, duke shnuar fitore 3-1 në transfertë.

Që në minutën e dytë Shkëndija ka kaluar në epërsi përmes futbollistit Stenlio Zhunior. Me këtë rezultat është përmbyllur pjesa e parë.Në pjesën e dytë si në pjesën e parë mënjëherë Shkëndija ka kaluar në epërsi përmes futbollistit Besart Ibrahimi në minutën e  49.I njejti futbollist pak minuta më vonë kalon Shkëndijën e në epërsi me rezultat 3-0 saktësisht në minutën e 69.  Dy minuta më vonë Shkëndija pëson  gol nga kundërshtari përmes futbollistit Nedelkoviq. Me këtë edhe përfundoi ndeshja ku Shkëndija korri fitore si mysafirë, transmeton Tv Koha.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.

Pelisteri – Pobeda 2-0
Shkupi – Vardari 0-0

Pas këtyre ndeshjeve, Vardari vazhdon të jetë në krye të tabelës por tashmë me vetëm 2 pikë larg nga Shkëndija. Renova ka arritur kuotën e 15 pikëve dhe është përforcuar në mesin e tabelës .Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *