Home / Kryesoret / Renova me paraqitje të mira , vazhdon agonia e Shkëndijës

Renova me paraqitje të mira , vazhdon agonia e Shkëndijës

Sot janë zhvilluar ndeshjet e xhirosë së 12 të ligës së parë futbollistike në maqedoni. Në Tetovë Renova ka filluar mirë ndeshjen kundër Rabotniçkit, kur në edhe në minutën e 21 ka shënuar golin përmes futbollistit Remzi Selmani, njofton Tv Koha.

Mirëpo 15 minuta më vonë gjëgjësisht në minutën e 36 të takimit  mysafirët barazojnë rezultatin përmes futbollistit Elif Elmas. Me këta dy gola përfundoi edhe pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë edhe pse kishte lojë aktive megjithatë të dy skuadrat përfunduan takimin me rezultatin e pjesës së parë 1-1. Renova me këtë vazhdon të ketë një biilans pozitiv në ndeshjet e fundit të vlefshme për kampionatin vendas, raporton Tv Koha.

Derbi I ekipeve shqiptare është zhvilluar  në stadiumin e Çairit ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0 për dallim nga disa ditë më parë kur Shkëndija pikërisht nga Shkupi në Tetovë humbi me rezultat 0 -1, që shkaktoi revolt edhe tek publiku që bojkoton ndeshjet e Shkëndijës, kurse çoi edhe në shkarkimin e trajnerit Bruno Akrapoviç.

Me këtë edhe nuk ka ndryshime në kreun e tabelës ku Vardari vazhdon të jetë në kreun e tabelës edhe me një ndeshje më pak, ndërsa në vendine  dytë është Shkëndija, më pas është Rabotniçki, Pelisteri, Renova në vendine  pestë ndërsa në vendin e gjashtë Shkupi, transmeton Tv Koha.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate

Sileks  Bregallnica 1-0

Pelister Makedonija Gjorçe Petrov 1-0

Tv Koha

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *