Home / Kryesoret / Reperi nga Kopanica , shkëqen në skenat e Gjermanisë

Reperi nga Kopanica , shkëqen në skenat e Gjermanisë

Me këngën e tij rep , ai po magjeps jo vetëm Evropën, por edhe kufijtë përtej saj. Si 16 vjeçar që është, njihet edhe në Ballkan, ndërsa me zërin e tij joshës ai pretendon të rreshtohet me shumë emra të njohur të këtij zhanri muzikor që njeh rinia dhe bota. Reperi Denis Emurli tanimë është një emër i ri që njeh bota. Ai jeton dhe vepron në Leverkusen të Gjermanisë, ndërsa është me prejardhje nga fshati Kopanicë e Tetovës. Në një intervistë ekskluzive për Televizionin Koha, Denisi thotë se përmes Rep-it ai më mirë jep mesazhin për të ardhmen.

“Me rep merem pasi që e kam më lehtë, ngase nuk ka zë për këngëtarë. Përmes Rep-it më lehtë arrijë të dërgojë mesazhin tek fansat.Mesazhi është që fëmijët të ndjekin rrugën e  mirë, të ndjekin rrugën e tij.Atë që e ndeij edhe e këndoj dhe përmes tekstit ua përcjell këtë të rinjëve”, thotë Denisi.

Ai këtyre ditëve bashkë me familjen ndodhet në Tetovë dhe I pëlqen në përgjithësi të qëndrojë në vednet e Ballkanit.

“Më pëlqen Tetova, e kam një pjesë të familjes që jeton këtu, gjyshërit janë nga ky vend.Më lëlqen që të udhëtoj nëpër shtete të ndryshme, kurse në përgjithësi vendet e Ballkanit më pëlqejnë për nga natyra dhe mentaliteti”, shprehet  Denisi.

Babai  Sefer Emurli, njëherësh menaxher i Denisit,  për Tv Kohën thotë se deri më tash është i kënaqur me arritjet e djalit të tij.

E ndërkohë, Denisi ka si idol të tij këngëtarët e njohur Jastin Biber, Noizy, dhe Ardian Bujupin. Ai ndonëse nuk di të flës shqip, megjithatë  bën shqiponjën dhe reciton disa vargje shqip.

Ai deri tani ka marrë pjesë në disa koncerte në Gjermani, ndërsa këtë muaj ai do jetë pjesëmarrës edhe në një koncert në Bremen, Frankfurt, Zvicër, Vjenë, derisa vitin e ardhshëm planfikon mbajtjen e një koncerti edhe në Kamerun ku edhe atje adhuruesit e vet. Denisi ka fansa të shumtë në Fejsbuk, Tuiter, Snapchat, ndërsa vetëm në Instagram ka rreth 263 mijë ndjekës.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *