Home / Kryesoret / Reshje të përkohshme të rrëmbyeshme gjatë ditës

Reshje të përkohshme të rrëmbyeshme gjatë ditës

Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë (rajoni i Pollogut dhe lugina e Shkupit) sot në mëngjes janë kapluar nga masa e madhe ajrore e lagësht dhe jostabile, e cila shkakton reshje të shiut me karakter të rrëmbyeshëm dhe të ndjekur me vetëtima të rralla.

“Sipas fotografive të radarit dhe ato satelitore, kjo masë lëviz drejt lindjes. Në luginën e Shkupit së shpejti do të zbuten reshjet sipas intensivitetit dhe pas një kohe të caktuar pritet intensifikimi i sërishëm i shiut, kohë pas kohe të rrëmbyeshme dhe me vetëtima të rralla. Së shpejti reshje të shiut do të ketë edhe në pjesët jugperëndimore të vendit, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

Rreth mesditës do të ketë ndërprerje të reshjeve gati gjithkund, ndërsa përsëri do të intensifikohen pasdite dhe në orët e mbrëmjes, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 11, ndërsa e ditës prej 17 deri në 22 gradë. Në Shkup mot i ngjajshëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të pëkohshme të shiut dhe me erë të dobët në mesatare nga juglindja. Temepratura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa e ditës do të rritet deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë javës së ardhshme do të mbizotëron mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje më të shpeshta të shiut, por me intensitet më të dobët. Temperaturat e ditës do të kenë një ulje të vogël.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *