Home / Sport / Rikthehen ndeshjet e Europa League

Rikthehen ndeshjet e Europa League

Pas 3 javësh mungesë Europa League rikthehet me ndeshjet e treta të fazës së grupeve.

Sfidat emocionuese nuk do të mungojnë as këtë të enjte për një tjetër mbrëmje spektakolare.

Inter-Southampton është një nga ndeshjet më të rëndësishme të ditës, e cila fillon nga ora 19:00, ku zikaltërit e Frank De Boer duhet ta hedhin pas krahëve momentin negativ që po kalojnë nëse duan realisht të shpresojnë te kualifikimi.

Në ndryshim nga ekipi anglez që numëron 4 pikë, pas 2 ndeshjeve të para në grupin K, Interi nuk ka grumbulluar asnjë pikë. Në këtë mënyrë për milanezët në këtë ndeshje nuk ka vlerë asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

Krasnodar-Schalke 04, është një tjetër sfidë interesante që nuk do të mungojë në ekranin tonë. Përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që kryesojnë grupin I me pikë të plota. Si Krasnodari ashtu edhe Schalke do të synojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Nga grupi I kalojmë te grupi J. Qarabaghu me Ansi Agollin në fushë do të kërkojë të bëjë rezultat në sfidën shtëpiake ndaj Paokut të Selanikut.

Slovan Liberec-Fiorentina është ndeshja tjetër e këtij grupi që do të transmetohet gjithashtu live në Supersport. Pa Armando Sadikun të dëmtuar por me Burim Kukelin si titullar po në orën 19 të kësaj të Enjteje, Zurich do të synojë fitoren e dytë në grupin L kur të sfidojë në transfertën rumune Steauan e Bukureshtit. Konyaspor-Braga është tjetër sfidë e orës 19 që nuk duhet humbur.

Në orën 21.05, vëmendja do të jetë e gjitha në grupin A dhe saktë në teatrin e ëndrrave. Manchester United pret në Old Trafford turqit e Fenerbahces me një objektiv të qartë të regjistrojë fitoren e radhës për tu ngjitur në krye të grupit.

Roma me një lider si Francesco Totti në fushë nuk pritet të hasë vështirësi në ndeshjen ndaj Austrisë së Vienës që do të zhvillohet në Olimpico. Në grupin E, ku bën pjesë skuadra e Luciano Spalettit, Viktoria Plzen me Ergys Kaçen në kabinën e regjisë , e ka të ndaluar të gabojë përballë rumunëve të Astras, me skuadrën ceke që do të zbresë në fushë vetëm për fitore.

Në Athinë, në stadiumin Karaiskaqis, Olympiacos do të kërkojë të reagojë pas humbjes ndaj Apoel Nicosias me një fitore ndaj kazakëve të Astanës. Një përballje interesante që pritet të prodhojë gola është edhe ajo mes Mainz-it dhe Anderlecht-it.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *