Home / Showbiz / Rikthehet në skenë aktorja Matilda Makoçi, ish-bashkëshortja e Edi Ramës

Rikthehet në skenë aktorja Matilda Makoçi, ish-bashkëshortja e Edi Ramës

Matilda Makoçi, aktorja e dashur për publikun shqiptar, rikthehet në skenë dhe është pikërisht mikesha e saj Natasha Bega ajo që e rikthen.

Bega thotë se Makoçi i ka premtuar se do marrë pjesë në “HARE+M”, ekspozitën e saj.

Me një kapele dhe e veshur me kostum, Matilda Makoçi duket mjaft në formë.

Ekspozita do të mbahet ditën e shtunë, 22 tetor, ora 18.00, pranë zonës së Medresesë, në vendin e quajtur “fillimi i Shtëpisë së Partisë”.

“Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”, shkruan Bega.

Matilda Makoçi është ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka një djalë, Gregun. auto_12541078_10208959974786255_5236038618583032458_n1476811973auto_f13286cdb77fd45e37cf98ad972bc953-l_1476783383-59149601476811982

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *