Home / Showbiz / Rita Ora: Ta kem mbështetjen e vendit tim është e veçantë

Rita Ora: Ta kem mbështetjen e vendit tim është e veçantë

Këngëtarja Rita Ora ka treguar edhe njëherë se sa krenare ishte ndier që ishte shqiptare gjatë shenjtërimit të Nënë Terezës javë më parë.

Në një intervistë për revistën amerikane “Paper” ajo ka thënë se ishte speciale për të që të ketë mbështetjen e vendit të saj, transmeton Koha.net.

“Paper” shkruan se interpretimi “What Child Is This” nga Rita Ora në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës ka larguar vëmendjen që ajo ka marr me stilin e saj të modës, por ka vënë në pah se ajo ka zë të jashtëzakonshëm.

“Ishte aq e pabesueshme. Të jem shqiptare (si Nënë Tereza) dhe të kem mbështetjen nga vendi im ishte vërtetë e veçantë. Më pas e kam menduar madje, si kam arritur këtu me një vello mbi kokë”, është shprehur Rita, e cila në atë ditë ishte po ashtu elegante me fustan të zi.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *