Home / Sport / Ronaldo me kontratë të re: I rritet paga, por Messi mbetet më i paguari

Ronaldo me kontratë të re: I rritet paga, por Messi mbetet më i paguari

Portugezi ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin spanjoll, e cila e lidh futbollistin me Real Madridin deri në vitin 2021.

Ronaldo do të fitojë 23 milionë euro, e cila do të thotë se në të gjithë Spanjën, vetëm Lionel Messi ka pagë më të madhe se portugezi. Në bazë të kontratës së re, CR do të fitojë dy milionë euro më shumë në vit.

Kontrata e re mes madrilenëve dhe Ronaldos do të zyrtarizohet në javët e ardhshme, ku Reali po planifikon një shfaqje të madhe në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë se kampioni evropian dje ka zgjatur bashkëpunimin me Tony Kroosin, të cilit gjithashtu ju rrit paga vjetore në 20 milionë euro. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *