Home / Kryesoret / Rritet vetëdija e konsumatorëve për ushqimin

Rritet vetëdija e konsumatorëve për ushqimin

Nuk duhet të ketë kalkulime  me ushqimin, udhëheqjen e biznesit dhe realizimin e profitit sepse njerëzit janë ajo që e hanë, porosisin gastronomët.

Sipas Filip Çallovski nga Aleanca e kuzhinierëve në Slou Fud Maqedoni,  ushqimi  nuk do të duhej të shitet, por të këmbehet, por për atë nevojitet vetëdije e lartë.

Përvoja e tij thotë se çdoherë e më shumë njerëz sot duan ta ruajnë gastronominë, të hyjnë në zanatin e përgatitjes së ushqimit të shëndetshëm dhe kualitativ.

Vendet të cilat e diktojnë gastronominë në nivel botëror janë Franca, Italia, Spanja…

“Duhet t’i ndjekim trendet më të reja përmes njerëzve të cilët e ruajnë zanatin pikërisht në këto qendra. Do t’u kisha porositur  të interesuarve të rinj për gastronomi që çdo ditë të kërkojnë literaturë, të edukohen sepse vetëm ashtu, me dituri, mund të arrijën rezultat”, shton kuzhinieri.

Çalovski ishte pjesë e delegacionit të Slou Fud Maqedoni në panairin botëror për ushqim tradicional Tera Madre Salone pjesë e Gusto 2016 që u mbajt nga data 22 deri më 26 shtator në TorinoGastronomia në Maqedoni  mund të ruhet si drejtim në shkollat e mesme të hotelierisë dhe në Fakultetin për hotelieri dhe turizëm në Ohër, përderisa  një nga fakultetet më prestigjioze për shkencat e gastronomisë  në botë është ai në Polenzo që kishin rast  ta vizitojnë prodhuesit e Maqedonisë të cilët ishin pjesë e delegacionit të Tera Madre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *