Home / Showbiz / “Rrugës”, kënga më komerciale e Dj Blunt e Real 1

“Rrugës”, kënga më komerciale e Dj Blunt e Real 1

“Rrugës” mban titullin kënga e re e Dj Blunt dhe Real 1, dyshja që skenës muzikore në vend i ka dhuruar shumë hite.

Kënga në tërësi është punuar nga vetë rep-artistët dhe është ritmike. Për emisionin “Express”, Blunt ka deklaruar se kjo është kënga më komerciale që kanë realizuar deri tash se presin patjetër që të pëlqehet nga publiku.

Xhirimet e videoklipit të këngës në fjalë kanë përfunduar dhe tash pritet të finalizohet në montazh. Blunt bëri të ditur se planet janë që kënga me klip të lansohet brenda dy javësh.

“Rambo”, Vera” e “Presion” janë disa nga këngët dhe videoklipet paraprake të Bluntit e Real 1. Dyshja është shumë e kërkuar edhe për bashkëpunime, dhe disa nga to janë me Jonida Maliqin, Ledri Vulën e Rona Nishliun.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *