Home / Kryesoret / Ryshfet 18 mijë euro për prokurorin, kapet në Rinas biznesmeni Manollari

Ryshfet 18 mijë euro për prokurorin, kapet në Rinas biznesmeni Manollari

Ndalohet në aeroportin e Rinasit biznesmeni Gani Manollari, i cili akuzohet se i ka dhënë 18 mijë euro në formë ryshfeti për prokurorin Ardian Braho, oficerit të policisë gjyqësore Fatos Lushi.

Ndalimi i tij u bë pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, ku Manillari u kap në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa kthehej nga Italia.

Biznesmeni dibran akuzohet se shumën e parave e ka dhënë në këmbim të lirimit të një llogarie bankare të bllokuar prej 150 mijë eurosh.

Gjithçka u zbulua nga emisioni investigativ “Stop” ku u publikua një video- përgjim, ku oficeri Lushi merrte 18 mijë euro nga Manollari, me synim për t’ë ndërhyrë te prokurori për të liruar llogarinë bankare të biznesmenit, pasi shuma e parave kishte ardhur nga Monako dhe sipas vendimit të gjykatës, transaksioni ishte i dyshimtë.

Në fund të muajit korrik me vendim të prokurorit Braho llogaria bankare u lirua. Megjithatë në asnjë moment prokurori nuk ka pranuar të ketë gisht në ryshfet. Ndërkohë oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lushi, është shpallur në kërkim.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *