Home / Kryesoret / Sadi Bexheti nuk kandidon sërish për kryetar komune (Video)

Sadi Bexheti nuk kandidon sërish për kryetar komune (Video)

Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetarë komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, e as si kandidat për deputet në zgjedhjet e parakoshme parlamentare.
Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “E diela me ne”, të gazetares Ermira Selami në Televizionin Koha, ku ka folur edhe për ish kundërshtarët e tij politik në garën për postin e kryetarit të komunës së Tetovës.

Përndryshe Sadi Bexheti ishte kryetar i komunës së Tetovës nga viti 2009 deri në vitin 2013 si kuadër i Partisë Demokratike Shqiptare, ai përgënjeshtroi informacionet e dalura në disa portale për kinse kandidimin e tij të sërishëm për kryetarë komune në zgjedhjet e adhshme lokale që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Intervistën e plotë të zotëri Sadi Bexhetit do të keni mundësi që ta ndiqni nesër në orën 19.30 në Televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *