Home / Kryesoret / Seancë e dy komisioneve kuvendore

Seancë e dy komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni i mbrojtjes dhe sigurisë dhe Komisioni legjislativo-juridik.

Në rend dite në Komisionin e mbrojtjes dhe sigurisë është Propozim vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes të krizës për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe transitit të emigrantëve përmes territorit të Republikës së Maqedonisë.
Ky Propozim vendim do të shqyrtohet edhe nga Komisioni legjislativo-juridik. Në seancë tjetër, ky Komision do të debatojë për Propozim buxhetin e Maqedonisë për vitin 2017 në lexim të dytë dhe për Propozim ligjin për përmbarimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *