Home / Kryesoret / Seancë kuvendore për buxhetin dhe shpërndarjen e Parlamentit

Seancë kuvendore për buxhetin dhe shpërndarjen e Parlamentit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 125-të në të cilën duhet të debatohet për sjelljen e Projekt – buxhetit të propozuar në të cilën propozime kanë dorëzuar grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe deputeti Pavle Trajanov i Lidhjes demokratike.

Propozimi për shpërndarje shpjegoi LSDM-ja është në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe është në interes të zgjidhjes së krizës politike dhe se tashmë kanë filluar afatet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, sipas LD, me shpërndarjen e Parlamentit do të krijohen mundësi kushtetuese që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti.

VMRO-DPMNE-ja në pushtet mbështetjen për shpërndarjen e Kuvendit e kushtëzoi me miratimin paraprak të buxhetit për vitin 2017. Sipas partisë, me sjelljen e buxhetit do të sigurohet garanci për pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe shlyerjes së nevojave të tjera të qytetarëve.

Në koordinimin e grupeve të deputetëve pritet të flitet edhe për Njësinë e gjashtë zgjedhore, e cila ka më shumë votues nga numri i lejuar.

Ndryshe, në mesin e pikave të kësaj seance janë edhe Propozimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari inovative dhe të Ligjit për bankat, si dhe Propozim programi për shënimin e përvjetoreve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 122-të në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për zbatimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *