Home / Lajme / Kronika e zezë / Sedllarcë e Epërme: Del t`i shëtis qentë e plagosin me pushkë gjuetie

Sedllarcë e Epërme: Del t`i shëtis qentë e plagosin me pushkë gjuetie

Pesëdhjetë e një vjeçari banor i fshatit Sedllarcë e Epërme në Tetovë është plagosur nga një pushkë gjuetie përderisa ka qenë duke i shëtitur qentë, transmeton TetovaSot.

Dje rreth orës 8, midis fshatrave Sedllarcë e Epërme dhe Kamjan, përderisa A.H.(51) nga fshati Sedllarcë e Epërme i ka shëtitur qentë e tij, ka dëgjuar gjuajte nga një pushkë gjuetie dhe pastaj ka ndjerë dhimbje dhe gjakderdhje në bark dhe në trup.

Ai ka arritur që të mbërrij deri në rrugë ku në atë moment ka kaluar një bashkë fshatar i tij me veturë, i cili e ka dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime në trup. I lënduari është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rasti

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *