Home / Lajme / Rajon / Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 700 kg drogë në Bari, vinte nga Shqipëria

Më shumë se 700 kilogramë marihuanë janë sekuestruar nga karabinierët në një banesë në Torre a Mare, në periferi të Barit, ndërsa në pranga ka rënë një 64 vjeçar italian.

Droga, sipas mediave italiane vinte nga Shqipëria derisa u gjet e paketuar në mënyrë hermetike dhe ishte transportuar me anë të një automjeti, pasi kishte mbërritur me skaf në brigjet italiane.

Ngarkesa ishte pikasur nga një helikopter i karabinierëve gjatë natës. Këta të fundit i ndoqën të gjithë fazat e transportimit të drogës deri tek vila ku u gjet edhe trafikanti, Renato Colasuonno. Ky i fundit përfundoi në burgun e Barit, për trafik të narkotikëve.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *