Home / Kryesoret / Sela jo takimit të sotëm, po ftesës së Shoqatës së të Burgosurëve Politik Shqiptarë

Sela jo takimit të sotëm, po ftesës së Shoqatës së të Burgosurëve Politik Shqiptarë

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka bërë të qartë se nuk shkon në takimin e sotëm  të thirrur përmes një ftese nga Lëvizja BESA dhe RDK e Fadil Zendelit, për bashkëpunim opozitar. Ai këtë e theksoi në debatin në Tv Shenja, duke përjashtuar mundësinë që të jetë pjesë e këtij takimi të thirrur  në “Aleksandar Palace”.

Sela ka vlerësuar se ftesa e tyre është tendencioze dhe e bërë pa asnjë konsultim, ndërsa ai ka kontestuar edhe përfshirjen në ftesë të Fadil Zendelit, që sipas tij, ai nuk mund të thirret në RDK. Nga ana tjetër, ai ka bërë të qartë se do ti përgjigjet ftesës së bërë nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politik Shqiptar në Maqedoni, e cila ka thirrur një takim të ngjajshëm për unifikimin e partive të reja opozitare.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *