Home / AutoTech / Semaforët e kontrolluar nga Inteligjenca Artificiale

Semaforët e kontrolluar nga Inteligjenca Artificiale

Pritjet tuaja në trafik do të jenë më të vogla falë këtyre semaforëve.

Këta semafor tashmë janë duke funksionuar në Pittsburgh të SHBA dhe kanë arritur të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e qarkullimit në këtë vend, transmeton Express. Këta semafor mbledhin të dhëna nga një numër i kamerave të trafikut, radarëve të cilat më pas analizohen nga kompjuterët të cilët përshtatin semaforët në kryqëzime për të lehtësuar në maksimum trafikun.

Ky sistem i semaforëve me inteligjencë artificiale është instaluar në vitin 2012 ne nëntë udhëkryqe në Pittsburgh dhe deri me sot është zgjeruar në 50 udhëkryqe.

Këta semafor nuk kontrollohen nga njerëzit dhe janë plotësisht të pavarur në vendimet e tyre. Kjo teknologji ka reduktuar me 25% kohen e udhëtimit, me 40% kohën e qëndrimit në një vend si dhe ka reduktuar emetimin e gazrave me 21%.

Gjithashtu lexo

Shoferi me manovrën më të keqe të daljes nga auto-larja

Në Montana të Shteteve të Bashkuara, një shofer e ka kryer një manovër të gabuar, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *