Home / Kryesoret / Shënohet Dita Botërore e Bioetikës në UEJL – VIDEO

Shënohet Dita Botërore e Bioetikës në UEJL – VIDEO

Me rastin e Ditës Botërore të Bioetikës, në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore), në Shkup, u mbajt manifestim për shënimin e kësaj dite, njofton Televizioni Koha.

Sipas rektorit të UEJL, Zamir Dika në shkallë botërore bioetika po bëhet pjesë e aktiviteteve globale për krijimin e politikave interaktive që si qëllim përfundimtar kanë humanizimin e jetës njerëzore. Kjo, mbase, sipas tij, ka ndikuar që të ndërmerren aktivitete që do të koordinonin veprimet e përbashkëta në rrafsh global, duke i dhënë vendin e merituar bioetikës në  angazhimet edukuese dhe hulumtuese në vitin 2001. “Për këtë qëllim, edhe  është themeluar “International Network of the UNESCO Chair in Bioethics” me seli ne Universitetin e Haifes ne Izrael. Edhe Maqedonia është anëtare e këtij rrjeti që nga  viti 2007, duke u bërë  shteti i 12 i pranuar, kurse një rol vendimtar në këtë anëtarësim kishte pikërisht UEJL, me promovimin e njësisë së Bioetikës, e cila po udhëhiqet me sukses nga universiteti ynë.

Me kalimin e kohës ky rrjet po shkon duke u bërë më masovik dhe kështu për 15 vite ekzistimi, tani ky rrjet numëron mbi 100 shtete anëtare”, tha rektori Dika, duke shtuar se për t’i dhënë një peshë të posaçme kësaj fushe, sivjet për herë të parë UNESCO ka shpallur 19 tetorin si World Bioethics Day dhe kjo ditë festohet në të gjitha shtetet anëtare në të njëjtën datë, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën temë: Human Dignity and Human Rights. Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Shkup, Azis Pollozhani, foli në temën “Kompetenca kulturore në mjekësinë narrative”.Lidhur me aktivitetet e deritanishme të njësisë së bioetikës për Maqedoninë në UEJL, foli përgjegjësi i kësaj njësie, Mentor Hamiti, transmeton Televizioni Koha.

Në panel me referatet e tyre u paraqitën edhe Mirushe Hoxha, nga Universiteti “Shën. Cyrili dhe Metodi”, në Shkup, në temën: “Shkathtësitë etike dhe arsimi” dhe Elena Ignovska: “E drejta e fëmijës për ta njohur prejardhjen e tij gjenetike”, Liljana Siljanovska-UEJL, me temën: “Liria e fjalës dhe e shprehjes përmes realitetit mediatik të komunikimit”, Prof. Dr. Ali Pajaziti-UEJL:“Vlerat, etika dhe universiteti: Rast studimi Maqedonisa”, Goran Rizvanov nga Fondacioni Metamorfozis, Shkup, me temën: “Të drejtat e njeriut në internet”, etj.Manifestimin në fjalë e moderuan Demush Bajrami dhe doktorante Vedije Ratkoceri. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *