Home / Kryesoret / Shërbimet sekrete të Ballkanit në periudhën e ardhshme do të merren me ISIS-in

Shërbimet sekrete të Ballkanit në periudhën e ardhshme do të merren me ISIS-in

Zgjidhja e problemeve të sigurisë që mund të dalin nga veprimtaria potenciale e xhihadistëve nga Shteti Islamik në territoret e vendeve Ballkanike, dhe me këtë edhe në Maqedoni, në periudhën e ardhshme do të jetë fokusi i punës së shërbimeve të sigurimit ballkanike si dhe botërore

Ky konstatim i ekspertit amerikan për Ballkanin dhe për çështjen e sigurisë, Gordon Bardosh, para disa kohësh është publikuar në medie dhe menjëherë ta nxitur interesim të madh në opinion. Bardosh përkujton se pjesa më e madhe e luftëtarëve të huaj që po luftojnë në radhët e ISIS janë nga rajoni i Ballkanit dhe se sipas më shumë analizave, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova kanë numrin më të madh të xhihadistëve sipas banorëve në Evropë dhe me këtë gjë është e logjikshme që të përfundohet se ato do të mund që të përfaqësonin problem të sigurisë për shtetet prej ku vijnë.

“Fakt është se BeH është kanal i rëndësishëm për rrjedhat financiare të ISIS që tregon për ekzistimin e rrjetit të terroristëve në këtë shtet, të cilët janë aftësuar për transferin e parave. Kjo është dëshmi për mossuksesin 20 vjeçar të bashkësisë ndërkombëtare që të menaxhoje me këtë problem në vend”, theksoi Bardosh.

Eksperti përkujtoi se në nëntor të vitit 2015, ministri i sigurisë boshnjake, Dragan Mektic e pranoi se në BeH ekzistojnë rajone ku nuk funksionon shteti juridik, pasi që radikalët islamik aty kanë vendosur rendin e tyre.

“Në shtator të vitit 2014 ministri shqiptar i punëve të jashtme, Ditmir Bushati informoi se në Shqipëri janë paraqitur kampe për aftësim dhe edukim të terroristëve ku pastaj ikin në xhihad në Siri dhe Irak”, shtoi Bardosh.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *