Home / Kryesoret / Shilegov: Nuk ka interes më të madh shtetëror sesa burgosja e kriminelëve të VMRO-DPMNE-së

Shilegov: Nuk ka interes më të madh shtetëror sesa burgosja e kriminelëve të VMRO-DPMNE-së

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov i përgjigjet deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoskit se nuk ka interes më të madh për Maqedoninë sesa burgosja e kriminelëve të VMRO-DPMNE-së.

“Milloshoski dje në diskutimin e panelit, ka theksuar se shpreson se tek opozita do të mbisundojë interesi shtetëror, për shkak të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.

Antonio, nuk ka interes më të madh shtetëror për shtetin tonë nga përgjegjësia dhe mbyllja e juve kriminelëve nga kreu i DPMNE-së.

Pa përllogaritje me kriminalin dhe korrupsionin në politikën në Maqedoni, as që do të kemi të ardhme e as që do ta shohim BE-në.

Vetëm një qeveri e ndershme dhe përgjegjëse mund që ta çoje Maqedoninë në drejtimin e dëshiruar nga të gjithë qytetarët. Një jetë më e pasur dhe më me dinjitet. Anëtarësimi në BE dhe në NATO. Ju as që jeni të ndershëm e as që jeni të përgjegjshëm. Dhe gjithçka që jeni duke bërë në periudhën e fundit është që ta shpëtoni vetveten nga përgjegjësia, burgu dhe konfiskimi.

Koha e juaj kaloi”, shkroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov./

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *