Home / Lajme / Rajon / Shkatërrohet grupi kriminal i kanabisit në Tiranë, kërkohen “peshqit e mëdhenj” (FOTO)

Shkatërrohet grupi kriminal i kanabisit në Tiranë, kërkohen “peshqit e mëdhenj” (FOTO)

Një grup kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit është shkatërruar nga policia e Tiranës ku në pranga kanë përfunduar 4 persona ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni i koduar “Fagu” u finalizua nga efektivët e komisariatit numër 4, të cilët asgjësuan rreth 7 mijë bimë kanabisi dhe sekuestruan dy armë zjarri automatike.

Në pranga ranë, 16-vjeçari me inicialet D.N. Pasha Muça 25 vjeç, Elsion Almeta 19 vjeç dhe Ervis Muça 21 vjeç të gjithë me banim në Tiranë. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë thjesht punëtorë të cilët janë paguar për të kultivuar kanabisin nga dy personat e shpallur në kërkim: F.A 21 vjeç dhe A.A 47 vjeç.

Lënda narkotike ishte mbjellë në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë Cannabis Sattiva, në proces tharje të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg kanabis.

Ata do të hetohen më tej nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Shitje dhe shpërndarje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale”. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *