Home / Kryesoret / Shkëndija e kompletuar koncentrohet për Sileksin

Shkëndija e kompletuar koncentrohet për Sileksin

Shkëndija e koncentruar maksimalisht për vazhdimin e kampionatit gjithë vëmendjen ka drejtuar kah sfida e të dielës. Elita e futbollit vendor ishte në pauzë dy javore për shkak të ndeshjeve eliminatore për Botërorin ‘Rusi 2018’ dhe atyre për Europianin për të rinjë ‘Poloni 2017’, ndërsa Shkëndija kishte disa futbollistë në përfaqësueset ‘A’ dhe ‘U 21’ të Maqedonisë. Gjithsesi reprezentuesit tani më janë kthyer në skuadër dhe ‘kuqezinjtë’ të kompletuar po përgatiten për sfidën e xhiros së 10-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën me Sileksin në Kratovë. Me ekipin kanë nisur të ushtrojnë të lënduarit Juffo dhe Menendez, me këtë të fundit që me shumë gjasa nuk do të jetë në konkurencë për ndeshjen e fundjavës pasi nuk është rikuperuar 100%.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *